Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa e Ramës për opozitën, vjen 'jo' e parë nga grupi i PD

Ftesa e Ramës për opozitën, vjen 'jo' e parë nga

Deputetja e PD, Albana Vokshi refuzoi hapur ftesën e kryeministrit Edi Rama që opozita të bëhet pjesë e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformat e anëtarësimit  në BE.

“Ftesa e Ramës është hipokrite. Tentativë për të mbuluar korrupsionin qeveritar dhe lidhjet e tij me krimin. Është një komision që e kthen opozitën në fasadë, përsa kohë që në komisionet hetimore nuk na lihet asnjë hapësirë për kontroll parlamentar. Unë mendoj se nuk duhet të bëhemi pjesë e kësaj hipokrizie. Edi Rama nuk i ka shkuar kurrë deri në fund një premtimi” - tha Vokshi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH. 

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD, Vokshi u zgjodh nënkryetare e grupit dhe një nga qendrimet e para që po mban në këtë funksion nuk shkon në një linjë me kryetarin e grupit. 

Kjo pasi të mërkurën, kreu i grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk tha një “Jo!” finale, por megjithëse në të njëjtin qendrim për Ramën, si Albana Vokshi, ndryshe prej saj, Bardhi deklaroi se PD nuk është bërë kurrë pengesë për integrimin europian. 

Por nënkryetarja e grupit demokrat, e pyetur nëse mendimi refuzues mbizotëron në grup, u përgjigj “Personalisht jam për mospjesëmarrje. Mendimi im është që jo, nuk duhet të marrim pjesë. Ky opinion mbizotëron dhe është shumicë, edhe në grup”- u shpreh Vokshi. 

 

Të fundit