Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata e 6 marsit, Shehi: Po i bën nder partive, opozita duhet të ngrejë popullin kundrejt Ramës

Fushata e 6 marsit, Shehi: Po i bën nder partive, opozita duhet të

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e sheh fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit si fushatë që i bën më shumë nder partive, se sa nxjerr programet per popullin.

I ftuar në MCN Tv, Shehi u shpreh se nga konfuziteti që kanë krijuar partitë politike, ndoshta asnjë votues nuk do të votojë më 6 mars.

“Kjo nuk është një fushatë që nxjerr programe, është më shumë fushatë që i është bërë nder partive. Me shifrat që po shohim, Luli thotë do i fitojmë ne, tjetri thotë do i fitojmë ne, kam frikë se në të gjithë këtë paqartësi, një pjesë e të djathtës nuk do të shkoj fare të votojë, me këtë gjuhë që po përdoret këtu, s’ka më vlerë, të mbaroj sa më shpejt kjo histori dhe të rifillojë një faqe tjetër opozitare. Dobësia opozitare vjen nga sherri i brendshëm, nuk shikoj teza politike, kush është humbësi jonë politik, habitati. Ne merremi se kush jam unë e kush je ti, është turp se ata e kanë mbështetur e njohur njëri-tjetrin, këtu nuk ka substancë politike”, tha Shehi.

Sipas Shehit, institucionet janë nën kontrollin e Ramës dhe detyra e opozitës për të ëhstë të ngrejë popullin kundër këtij modeli.

“Rama ka në kontroll të gjitha institucionet, mënyra se si e drejton Shqipërinë ai, është e njëjta me Putinit. Pa institucione, pa ligje me grupe financiare që i drejton vet, të paktën Putini ka disa të drejta, ky i joni s’ka asnjë motiv, por modeli është thjesht i shefave postkomunist. Prandaj, gjykoj se opozita ka detyrë te ngrejë popullin kundrejt këtij modeli, opozita pas datës 6 mars të kthehet në punë, të hapin teza të reja. E ardhmja e opozitës shqiptare është se duhet të mblidhen të gjithë faktorët të dalin në fushë, të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe”, u shpreh Shehi.

Të fundit