Flash News

Ditari i Opozitës

Fushatë dhe protestë, Këlliçi: Dega 7 në Tiranë ndez motorrët!

Fushatë dhe protestë, Këlliçi: Dega 7 në Tiranë

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezur motorët për fushatën dhe aksionin opozitar. 

"Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezur motorët për fushatën dhe aksionin opozitar që synon krijimin e qeverisë teknike dhe mundësimin e zgjedhjeve tē lira e të ndershme, dhe triumfin me 11 maj të 2025.
Drejtuesi Politik për këtë degë, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD u shpreh se demokratët kanë arritur shumë në këto 3 vite, tani është koha për të fituar zgjedhjet.
Drejtuesi Politik për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh optimist dhe vuri theksin se situata politike ka ndryshuar, dhe ka një moment pozitiv për PD dhe në rrafsh nderkombetar.
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u ndal tek nevoja për rezistencë, për protestë,si e vetmja menyrë për të arritur objektivat e Opozitës.
Shihemi të hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00", shkruan Këlliçi në rrjetet sociale. 

 

Të fundit