Flash News

Ditari i Opozitës

"Gara e padrejtë", Kulluri rendit arsyet: Kjo është një luftë, nuk i fitojmë zgjedhjet se na mungon modeli moral

"Gara e padrejtë", Kulluri rendit arsyet: Kjo është
Edvin Kullur

Anëtari i grupimit "Për PD", Edvin Kulluri u shpreh se gara për kreun e PD është e padrejtë dhe e pabarabartë. Ai renditi edhe arsyet e këtij pretendimi, ku ndër të tjera evidentoi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ka dhënë kandidatëve asnjë nga kushtet që qeveria i jep opozitës për të hyrë në garë të drejtë zgjedhore. Kulluri theksoi se koha për të zhvilluar fushatë, është e pamjaftueshme.

“Kjo është një garë e pabarabartë dhe e padrejtë, por ne do i qëndrojmë deri në fund. Ka disa arsye kryesorë që janë: Qëndrimi i Bashës në krye të PD intimidon anëtarësinë për shkak të infrastrukturës dhe logjistikës dhe autoriteti formal që ushtron kryetari i partisë.

Është koha e pamjaftueshme për të bërë fushatë. PD ka 75 degë, është fizikisht e pamundur për kandidatin të bëjë fushatë në çdo degë. Lista do i dorëzohet kandidatëve jo më shumë se 5 ditë nga data e zgjedhjeve dhe kjo është jo serioze. Përfaqësuesit e kandidatëve do të mungojë në komisione, do të jenë vetëm në statusin e vëzhguesit. Basha nuk i ka dhënë kandidatëve të tij asnjë nga ato kushte që qeveria i jep opozitës për të hyrë në garë të drejtë zgjedhore”, tha Kulluri për “Dita Jonë”.

Ky i fundit i cilësoi zgjedhjet në PD "luftë dhe betejë reale për garë", duke nënvizuar se janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj partie. Kulluri evidentoi humbjet e PD-së, duke ia adresuar fajin Bashës. Ai shtoi se zgjedhjet nuk mund të fitohen, pasi mungon modeli moral dhe politik.

“Kjo është një luftë dhe betejë reale për garë, për të sotmen dhe të ardhme në PD. Ne nuk i fitojmë dot zgjedhjet se na mungon modeli moral dhe politik na mungon respekti i traditës dhe produkti. Ne gjendemi para humbjeve seriale se kanë qenë të vullnetshme, Basha nuk ka bërë gabime, por faje; marrëveshja e errët e 2017.

Të njëjtën gjë bëri dhe në 2020  duke u ulur për Kodin Zgjedhor kur nuk kishte vota në parlament. Baza e anëtarësisë së PD kërkon garë reale, ka nevojë urgjente për garë reale. Në do ta garantojmë procesin. Kjo është një luftë për PD dhe jo për ne. Nëse nuk japim një model ndryshe nga Rilindja, ne jemi të vdekur”, tha Kulluri.

Të fundit