Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD/ Edith Harxhi pas dorëzimit të kandidaturës: Ofroj reformim të thellë mbi idealet e ‘90

Gara në PD/ Edith Harxhi pas dorëzimit të kandidaturës:

"Ofroj një reformim të thellë të PD-së mbi idealet e 1990-1991." Kështu është shprehur anëtarja e grupit "Për PD-në", Edith Harxhi nga selia blu pas dorëzimit të kandidaturës por postin e kryetares së partisë.

Në një prononcim për mediat, Harxhi tha se gara duhet të jetë e hapur dhe transparente. 

'Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri” tha Edith Harxhi.

Deri tani janë 4 kandidatë në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike; kryetari aktual Lulzim Basha, anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli dhe dy anëtarët e grupit "Për PD-në", Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Zgjedhjet e demokratëve do të zhvillohen më 13 Qershor. Ato ishin parashikuar të mbaheshin në muajin Korrik, ndërkohë që afrimi i tyre u propozua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi, me pretendimin për të mos cënuar sezonin turistik.

 

Të fundit