Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në Shkodër, Kraja: Bandat në Shkodër hodhën 10 milionë euro, lëviznin me blinda

Gara në Shkodër, Kraja: Bandat në Shkodër hodhën 10

Drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja ka thënë se bandat në Shkodër përflitet e skanë hedhur deri në 10 milionë euro për të blerë vota.

I ftuar në Syri Tv, Kraja ka thënë se i ka parë vetë se si lëviznin makinat me xhama dhe blinda duke ushtruar trysni te votuesit. Kraja iu drejtua me një apel të gjithë këshilltarëve të PS-së të mos bashkëpunojmë me PSD-në e Tom Doshit.

“Unë isha në Shkodër ditën e votimit dhe kam qenë dëshmitar të trysnisë që iu nënshtrohej votuesve në zonat e rrethinave, Velipojës, ku individë me makina me xhama të errët me targa jo reale, ushtronin trysni psikologjike te votuesit. Kur shohim këtë rezultat, nga erdhën votat? Unë nuk kam parë logo PSD në fushatë. Edhe qytetarët shkodranë që na ndjekin të pyesin veten a u ka ardhur ndonjë fletëpalosje PSD në dyert e tyre? Përsëris thirrjen për këshilltarët e PS në Shkodër që të gjejnë forcën dhe të bëjnë atë ndarje me këtë forcë dhe të jenë shkodranë në radhë të parë, shqiptarë në radhë të dytë sepse ka një dinjitet për t'u mbrojtur, është Shkodra për t'u mbrojtur.

Velipoja është njësoj si ajo skena që pamë në Dhërmi, janë interesa kolosale në lojë, interesa kriminale. Shqipëria është realisht në rrezik dhe ata 500 mijë shqiptarë, përfshirë ata 21 mijë shkodranë që votuan për Bardh Spahinë votojnë me ballin lart thonë "ne votojmë për ndershmërinë, për qytetarinë". Fatkeqësisht paratë ishin të shumta. Përflitet vetëm në Shkodër janë hedhur 10 mln euro nga bandat e organizuara që lëviznin në mënyrë të organizuar në qytet, me blinda, ka qenë realisht situatë lufte”, tha Kraja.

Të fundit