Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi ftesë Veliajt: Të vijë dhe të flasim për ide, jo për debat politik

Gara për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi ftesë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se programi i tij ka në fokus qytetarët.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai kritikoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn duke thënë se nuk i interesojnë qytetarët, ndërsa shtoi se është i gatshëm për një përballje por për të folur për ide dhe qytetarët, dhe jo për debat politik.

"Ai është në hall, nuk ka lidhje me qytetarët e Tiranës, ai ka hall të mbyllë dosjet. Jam 100% tek qytetari i Tiranës dhe nuk më intereson politika e ditës. Nuk ka asnjë bilanc, unë e ftoj sot, të vijë kur të dojë dhe të flasim për ide, zotëria kërkon debat politik. Unë jam këtu për transportin publik falas, për ujë 24 orë … Vendimin tim dhe mendimin tim në raport më zotin Berisha e kam dhënë më 2 dhjetor, kur edhe kam drejtuar Kuvendin.", u shpreh Këlliçi

 

Të fundit