Flash News

Ditari i Opozitës

‘Garanti’ Rama, që rrethoi GJKKO dhe SPAK-un!

‘Garanti’ Rama, që rrethoi GJKKO dhe SPAK-un!

Nga Petrit Vasili/

Reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese të votuara me 140 vota në Kuvend siguronin vetem një garant të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, që ishte Kushtetuta dhe ligji.

Asgjekundi në asnjë nen të Kushtetutës apo të ndonjë ligji nuk është shkruar që garanti është Edi Rama dhe partia socialisto- rilindase.

Ky "garanti" Rama, garancinë e vetme, që ofroi ishte rrethimi i Gjykatës kunder Krimit dhe Korrupsionit kur u arrestua Veliaj, për të cilin rrethim vetë Gjykata dhe SPAK u shprehen me shkresa të indinjuar dhe shumë e shqetësuar për dhunimin e ligjit dhe për qëndrimin mafioz dhe antiligjor të policisë dhe Ministrisë së Brendshme të këtij garantit Rama.

Garancia e vetme që Rama mund të ofrojë është narkoqeverisja, korrupsioni, inkriminimi e hajduteria dhe kaq.

Të fundit