Flash News

Ditari i Opozitës

Gazetarët e pyesin se si do e largojë Bashën nga zyra, Berisha ironizon: Pse do fillojë grevë urie ai? 

Gazetarët e pyesin se si do e largojë Bashën nga zyra,

Gjatë fjalës së tij para selisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët sesi do ta largojë Lulzim Bahën nga zyra - pasi kujtojmë se ky i fundit nuk e njeh Referendumin që e shkarkoi me votën e anëtarësisë. 

Berisha ironizoi demokratin teksa tha se mbase Basha do të futet në grevë urie në zyrë, e ndërsa i sugjeroi  që të shkojë në lagjen 8, të ulet ku ka lindur dhe të pyesë veten përse u denatyralizua. 

“Ai nuk njeh as veten e tij. Kusuri im është? I ka fik dritat” – ndërkohë Berisha shikon nga selia dhe vazhdon më tej:  “Aaaaa paskan ardhur. Organizimi jonë i radhës është protesta kombëtare dhe pastaj kemi një periudhë ristrukturimi të partisë.” 

Ndërkohë Berisha tha se nesër do të jenë në seli. 

“Që nesër do jemi në seli, domethënë këto ditë. Ai do rrijë aty i rrethuar, i kanë vënë edhe 2 kundragazë në zyrë.” 

“Njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore të tmerrshme,”- tha Berisha pas pyetjes nëse Basha ka arsye të ketë frikë.  

Ndërsa pyetjes nëse Basha nuk do të lëshojë zyrën, Berisha tha: 

“Do qëndrojë gjithmonë? Do fillojë grevë urie në zyrë ai? Ai të shkojë në lagjen 8, të ulet aty ku lindi, të pyesë veten pse u denatyralizua, dhe po të dojë le të rrijë deputet i PD-së. Gara në PD do jetë e hapur, por ai për këtë shekull i ka larë duart.” 

Të fundit