Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi pritet të thirret në Prokurori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Gazment Bardhi pritet të thirret në Prokurori për vrasjen e

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi pritet të thirret në Prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet.

Sipas ABC News dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Flet thirrja për Bardhin pritet t’i dërgohet si kryesuesi i listës së PD në Elbasan në ditët në vijim.

Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve  të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Të fundit