Flash News

Ditari i Opozitës

Krahasimi 'i duhur' për Genc Pollon: Lulzim Basha është si Zani Çaushi

Krahasimi 'i duhur' për Genc Pollon: Lulzim Basha është

Demokrati Gen Pollo e ka krahasuar liderin e opozitës, Lulzim Basha, me kokën e një prej bandave kriminale më të njohura në Vlorë gjatë vitit 1997.

Për emisionin ‘Dekalog’, Pollo tha se në betejën e brendshme të PD-së, Basha ka dalë me një moral të diskutueshëm dhe i fortë. I fortë doli edhe Zani Çaushi”, tha Pollo.

Demokrati tha se kategorizimi politik që ai mund t’i bëjë Bashës, është vetëm ai i mentalitetit të Zani Çaushit, duke risjellë në kujtesë blindimin dhe izolimin e selisë blu nga ana e Bashës, disa ditë para protestës së 8 janarit.

Pjesë nga intervista:

Zoti Pollo, nga e gjithë kjo histori përplasjeje në PD, zoti Basha rezultoi dhe doli i fortë. A e pranoni këtë?

Doli i fortë. Doli me moral shumë të diskutueshëm. I fortë doli edhe Zani Caushi.

Ky nuk është krahasim.

Absolutisht që është krahasimi i duhur.

Tani Lulzim Basha si Zani Caushi?

Varet se cili është sensi i politikës. Nëqoftëse mua si Genc Pollo që kam një parti me 100 vetë dhe ngrihen 70 dhe duan të më shkarkojnë dhe unë u them ju nuk ekzistoni. Do mbaj këta 30, apo 10 dhe mbyllem në seli. Oso Kukën nuk e meritoj, por shkoj drejt Zani Caushit. Ky është kategorizimi politiko- moral që unë do bëja për Lulzimin. Kjo vlen për Lulzim Bashën. Të ngrihen 75 për qind për të shkarkuar  dhe ti të thuash se nuk ju konsideroj dhe të vësh blinde metalike në selinë qendrore të partisë  këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Kemi parë uljet dhe ngritjet në demokraci në Shqipërinë postkomuniste por një refuzim të realitetit duke mbajtur vulën, ky mentalitet është si i Zani Caushit.

 

Të fundit