Flash News

Ditari i Opozitës

Gjana i përgjigjet grupit ‘Për PD-në’: Kryetarin nuk e detyron asnjë statut brenda partisë që të japë dorëheqjen

Gjana i përgjigjet grupit ‘Për PD-në’: Kryetarin nuk

Kreu i Komisonit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana deklaron se kryetarin e PD nuk e detyron asnjë statut brenda partisë që të japë dorëheqjen.

Në një prononcim për mediat, Gjana tha se zgjedhja është individuale.

“Është debatuar në 2017 në Kuvendi Kombëtar të PD nëse në statutin e ri duhet të kishte një normë statutore që detyron dorëheqjen dhe nuk është miratuar. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera janë zgjedhje individuale' tha Gjana, pas mbledhjes së parë me Komisonin e Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, lidhur me zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD.

Mbledhje për konstituimin ishte, caktuan procedurë pune për javën dhe do përgatisim udhëzimin bazë për të përcaktuar modalitetet e procesit dhe do ja paraqesim Kryesisë të dielën që do mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë si paketë të plotë bashkë me kandidaturat dhe gjithë modelit që do operohet gjatë procesit të zgjedhjet”, tha Gjana.

Më herët, në një reagim për mediat, grupit “Për PD” theksonte se nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen.

 

Të fundit