Flash News

Ditari i Opozitës

Gjata: Referendumi do mbahet në ambiente shtetërore ose private, mundësi edhe për protesta

Gjata: Referendumi do mbahet në ambiente shtetërore ose private,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, u shpreh se referendumi i 18 dhjetorit do të mbahet në ambiente shtetëore ose private, pas dashur që konflikti të shtrihet në degët e PD-së.

“Kemi udhëzuar që nuk ka nevojë t’i shtrijmë konfliktit ndërhyrje nëpër degë, por janë marrë të gjitha masat dhe referendumi do të zhvillohet shumë normal nëpër ambientet shtetërore për t’i marrë me qera për një ditë ose në një ambient privat”, u shpreh Gjata.

Në një lidhje për Klan Neës, Gjata u shpreh se janë duke parë edhe mundësinë e zhvillimit të protestave në vend, në varësi të rrethanav e dhe zhvillimeve.

“Po diskutojmë sipas ngjarjeve që do të vijën dhe rrethanave, pro në fillim jemi përqëndruar te referendumi i datës 18, por po diskutohet edhe çështja e protestave”, tha Gjata.

Kujtojmë se parale me referendumin e 18 Dhjetorit do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha. Kuvendi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orë 11:00.

Të fundit