Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Berisha është aset i pashmangshëm i PD-së

Gjekmarkaj: Berisha është aset i pashmangshëm i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për situatën politike në vend dhe për të ardhmen e PD-së.

I ftuar në News 24, Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare, duke theksuar se askush nuk ka luftuar më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pas një periudhe të vështirë që ai kaloi në arrest shtëpiak.

“Askush nuk ka luftuar në mënyrë kaq të paepur si Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai është futur në zgjedhje pas një viti arresti shtëpiak të padrejtë, pas ndarjes nga partia dhe elektorati. Si askush tjetër, e ka argumentuar çdo ditë gjatë verës me prova të pafundme se zgjedhjet ishin një farsë,” deklaroi Gjekmarkaj.

Në lidhje me të ardhmen e Berishës në Partinë Demokratike, Gjekmarkaj tha se roli i tij në parti nuk përcaktohet nga dëshira e individëve, por nga mbështetja që ai vazhdon të ketë në bazën demokrate.

“Berisha është një aset i pashmangshëm i historisë dhe i PD-së. Raportin e tij me partinë nuk e përcakton vullneti i askujt, por e ndan mbështetja e demokratëve,” shtoi ai.

 

Të fundit