Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Berisha është personi më i interesuar për bashkimin e PD-së, pritet akti i unifikimit

Gjekmarkaj: Berisha është personi më i interesuar për

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj deklaron se po punohet për të arritur bashkimin e opozitës edhe në bazë.

Në një intervistë për Syri tv, ai tha se kyedemokati Sali Berisha është më i interesuari për bashkimin.

Për formulën e bashkimit, izolimi i zotit Berisha e bën pak më të vështirë bën skemën. Kjo sepse prania e tij dhe eksperienca që ai ka, të jep mundësinë të dialogësh nga afër.

Mendoj se ai është personi më i interesuar nga kushdo tjetër që PD të bashkohet, sepse e ka intuitën e ftohtë dhe të fortë të politikanit.

Dhe ndoshta është pak më i mundur sesa inatet meskine dhe zemërimet që lindin mes të ngjashmëve mes tij, përfshi mua dhe të tjerë.

Ka njerëz që te bashkimi shohin mundësi zvogëlim mundësie për karrierat e tyre personale sepse mendojnë se u hap thasi i konkurrencës.

Mirëpo ky zvogëlim pastaj e bën ende më të vogël PD-në në mbështetje popullore dhe imazh.

Është e vërtetë që ne kemi shkuar shumë larg në detraktimin e njëri-tjetrit gjatë përplasjeve dhe është dashur një kohë nga shtatori që ishte një ngjarje historike e PD, kur deputetët e përgjegjshëm vendosën të bashkohen te principet kardinale të opozitarizmit.

Ajo kohë ka shërbyer për të rikthyer grupin parlamentar në gjendjen e përbashkët përpara se të fillojë kriza në PD.

Betejat e përbashkëta, aksioni i përbashkët në parlament, dëshira e përbashkët për opozitë ia ka dalë me sukses të kompaktëzojë grupin parlamentar të PD.

Unë personalisht mendoj, duke respektuar vendimin e shumicës dhe duke menduar se është momenti që PD të lërë pas të shkuarën, të hedhim një gur themeli për një të ardhme ndryshe, sa më pranë modelit të familjeve evropiane, ku të bashkohet në principet kryesore të të bërit opozitë, duke respektuar atë që është vullneti i shumicës së anëtarësisë,’ tha Gjekmarkaj.

I pyetur se përse nuk po mbahen mbledhjet e grupit parlamentar në selinë e PD, ai tha: ‘Deputetët nuk kanë shkuar ende në selinë e PD sepse presin të finalizohet akti i bashkimit përmes një forme të konkorduar mes palëve, në mënyrë që secili të ndjehet i respektuar, këta që janë atje dhe ata që priten për të shkuar atje’.

 

 

Të fundit