Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjekmarkaj ironizon vizitën e Ramës në Ukrainë: Babo i mëson Zelenskyt taktikat e luftës guerrile

“Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftes guerrile”. Kështu shkruan deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, duke ironizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.
Ky i fundit ndodhet në Ukrainë për të shprehur mbështetjen. Gjekmarkaj vijon më tej me sarkazëm duke paralelizuar “luftën” e Ramës me Lulzim Bashën me atë në Ukrainë.
Reagimi i Gjekmarkaj
Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftes guerrile. Një ngjarje e madhe ndodhi sot në Botë. Si jetim i la evleterit e tij. Babo mori rrugën atje ku lufta ndizet zhari. Dolën ministrushët e ministrushet që me natë në aeroport e një e nga një me Babon përqafoheshin si shoket e malit dikur motit! Babo ruhu! Kujdes Babo! Mendo Kombin Babo mes hukamash e vajit i jepnin ngjatetimin e fundit heroit që vështrimin në horizontin e agimit ngulte.
Në atë mugetirë shpirtrash të zalisur u ndie një zë Babo, Bobo a do me sjellesh matrioshka ruse? Tridhjetë shikime acar ranë mbi të! Babo po shkon të luftojë kundër ruseve dhe mallrat e tyre janë nën embargo. Babo psherëtiu !! Por në fund u nda me të gjithë si Kostandini me Dhoqinën.
Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje. Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit ruset e morën vesh, ikën nga sytë këmbët dhe u futen në vendstrehime. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshës tartare ndihej në ajër. Erdhi thanë zjarrmi i tokës Skenderbeu i shqiptarëve.
Hajde mos të iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tre thagma nga të vetat.
Populli martir harroi vuajtjet kur pëllumbi i paqes po ulej. Babo është apostull i lirisë dhe armik i tiranisë. Sapo u takua me Zelenskin pa shkëmbyer mirë përshëndetjet e rastit, i tha: me jep një helmetë-eja të ikim në front ! Unë vertetë jam më artisti i Kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë i artistëve siç do ta përkufizonte Këthe Spiri por di edhe art ushtarak.
Jo vëlla, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh kam përgjegjësi për ty, je goxha udhëheqës, shef i një vendi të Natos!! E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të përkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi brekët” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet.
Babo i tha dëgjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mësoj dhe ty !
Në vitin 2019 Opozita dogji mandatet! U ndez Tirana, komandant Luli sulmonte me hotjanetve vet e ika unë u bëra erë frikë e madhe!
Por ju punova qindin, ju dilja ku se prisnim. Një ditë hyja në qytet si shitës qumështi i veshur si fshataret aty rrotull ! Tjetrën si kamionist me kombinoshe plot njolla vaji! Më pas bëja si turist pank e flisja vetëm anglisht, herë si postier me biçiklete e si shitës ambulant akulloresh!
Edhe ministrat vinin herë në Shijak e herë në Mullet te veshur si bujq e punëtore hipur mbi qerre e karroca teke, bënim mbledhje e firmosnim për Shqipërinë e tenderave publikë. Atje mbi Kryeministri bam e bum, zjarr e flake unë flija si partizanet tek shtëpitë e popullit në bazat e Dajes.
Një torbë merrja me vete dhe librat e Ornela Vorpsit që i përktheja e shpesh me lot i laja nga ndjeshmeria që më shkaktonin.
Bukë kripe e zemër po edhe ndonjë pulë, kec a qingj aty ketu gjeja. Gëzohej njerëzia katundeve i kënaqja me qyfyre se me jepet shumë per hoka.
Rrezik me sy kam parë se ata qerratenj ishin të pezmatur !! Me erdhi në ndihmë Amerika me Palmerin se ca vite ashtu do jetoja zgëqeve. Shyqyr vlla që janë amerikanet. I veshtirë ilegaliteti. Ja ti po e provon vetë. Në shtator prapë do e kem atë hall! Berisha e Meta fillojnë përsëri e do me duhet të marr rrugët! Tani janë edhe të stresuar e kanë dorë të keqe, nuk ka derman që i ndalë.
Por unë ik si Pompeu e kthehem si Çezari. Në 98 na u turren mamurrzaket desh na çarten se ehuha jam gjatë në pushtet una. Kapercyem mure e ledhe. Frymen ndalem në Rogner. Vetem një hall patem unë e Imami po ja hollem paq. Humbem nderin po shpetuam gjëra të tjera.
Mendoj qe me keto teknika të shkojmë edhe ne Luhansk e Donetsk. U japim zemer taneve. U nisa nxitimthi se duhej të merrja edhe ca nga gjeneralet e Nikos e të hillnin ca bumje nga lart të na hapnin rrugen.
Por kam edhe nja dy tri ministresha hazer xhevap që zjarr nxjerrin nga goja ! Janë artileri e rëndë ato. Merr flakë jallia kur lëshojnë ato llafnë si gjyle e nemces. Kur flasin ato opozita futen nën banka.
Me tre fjalime ketu në front e bëjnë zap këtë urdi armike po çe do kam beteja të hapura dhe i lashë në lufte atje! Zelenski u madhengjye. Ti paske patur halle tha këto tonat nuk janë gjë. Para këtyre këshillave ndihma e Natos pesë me hiç është. Babo u ndie i ngazëllyer me kontributin që dha për paqen botërore. Për gjëra të mëdha ka lindur i uruari ! Shqipëria është sa një gotë për dallgët e tij të mëdha !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38