Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjekmarkaj “shënjestron” Prokurorin e Përgjithshëm: Pse heshtët për krimet zgjedhore të PS-së?

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ngritur një sërë pyetjesh të forta ndaj Prokurorit të Përgjithshëm gjatë raportimit të tij në Kuvend, duke e akuzuar për mosveprim përballë krimeve zgjedhore të denoncuara nga opozita dhe të evidentuara nga raportet ndërkombëtare.
Gjekmarkaj kujtoi ngritjen e një Task-Force për parandalimin e krimeve zgjedhore në prag të zgjedhjeve të 2025-s, e cila sipas tij u shndërrua vetëm në një fasadë mediatike.
“Para dhe gjatë fushatës, opinioni publik u bombardua me foto pompoze të takimeve të tuaja me kreun e SPAK, të KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, duke u krijuar perceptimi se po bëhej nami. Por nami u bë, jo nga ju, por nga partia-shtet,” u shpreh deputeti demokrat.
Ai iu referua konstatimeve të OSBE-ODIHR, sipas të cilave administrata publike u përdor në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke e bërë garën të pabarabartë dhe duke fshirë kufirin mes shtetit dhe partisë.
Deputeti i PD-së kërkoi llogari pse prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim apo ndjekje penale për këto raste:
Një tjetër pikë e fortë e pyetjeve të Gjekmarkajt ishte fenomeni i patronazhimit, që sipas tij përbën një formë presioni ndaj qytetarëve dhe blerjeje të votës:
“Patronazhistët janë punonjës të administratës që ndjekin qytetarët dhe u ofrojnë shërbime shtetërore në këmbim të votës. A është ndëshkuar ndonjë prej tyre? Apo ky sistem mbrohet nga heshtja e prokurorisë?”
Në vijim, ai ngriti çështjen e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, duke përmendur si shembull fenomenin e shtrimit të rrugëve në prag zgjedhjesh:
PYETJET E DEPUTETIT TË PD-së, AGRON GJEKMARKAJ PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM GJATË RAPORTIMIT TË TIJ NË KUVEND:
Z. Prokuror i Përgjithshëm,
Kam disa pyetje që lidhen të gjitha më të njëjtën temë:
Përpara fushatës zgjedhore të vitit 2025, diku nga fundi i vitit 2024, ju miratuat një strategji dhe ngritët një Task-Forcë për të parandaluar dhe luftuar krimet zgjedhore. Madje para dhe gjatë fushatës opinioni publik u bombardua me foto pompoze të takimeve tuaja, të kreut të SPAK, të kreut të KQZ, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke krijuar perceptimin se po behej nami. Për secilin prej nesh që ka qenë në terren atë periudhë, është e vertetë që u bë nami, por jo nga ju, por nga partia shtet, që siç thotë OSBE- ODIHR, keqpërdori gjithçka kishte në dorë, duke e bërë garën mes palëve të pabarabartë dhe vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë të padukshme.
Pyetjet e mija konsistojnë në këtë drejtime:
1. OSBE-ODIHR thekson se u përdor administrata publike për fushatë dhe ndaj asaj u bë presion nga partia në pushtet. Në dijeninë time ky është krim elektoral që parashikohet si vepër penale nga Kodi Penal, janë shtuar këto vepra në vitin 2017. 10 vëzhgues të OSBE-ODIHR e panë këtë z. Kryeprokuror. Po prokurorët e Republikës dihet gjë pse nuk e panë këtë dhe pse nuk ushtruan ndjekjen penale siç Kushtetuta ja ngarkon si përgjegjësi. Çfarë bëri apo po bën organi i prokurorisë për të ndëshkuar përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike nga partia në pushtet në zgjedhje?
2. OSBE-ODIHR flet edhe për rrjetin e patronazhimit, i cili nuk është asgjë tjetër veç gjurmimit të qytetarëve, identifikimit të problemeve të tyre që kërkojnë zgjidhje nga shteti, dhe ofrimi i zgjidhjes në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Pra përdorimi i shtetit për vota. Zakonisht madje sipas të dhënave që janë publike, vetë patronazhistët janë punonjës të administratës publike. Funksionon kështu nëse nuk e keni dëgjuar dhe e dëgjoni për herë të parë: Qytetari ka nevojë për leje legalizimi, i shkon patronzhisti drejtor dhe i thotë ke nevojë për leje, ne të japim lejen nëse ti na jep votës. Sipas të dhënave tuaja nga viti 2017 deri më sot, që kjo është vepër penale, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, kanë ushtruar ndjekjen penale për ndonjë patronazhist (bie ndesh me ligjin dhe standardet ndërkombëtare thotë ODIHR), që përdor shtetin për vota? Pse nuk k ndodhur kjo dhe a ka dështuar sistemi i prokurorisë për të përmbushur përgjegjësinë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore?
3. Për OSBE-ODIHR në zgjedhje u vu re edhe përdorimi i burimeve shtetërore. Një shembull tipik ishte fenomeni kriminal i shtrimit, me dhe pa leje ndërtimi, i rrugëve anë e mbanë vendit. Ka patur me qindra denoncime çdo ditë nga opozita për këtë. Kemi parë vetëm një rast që prokuroria të veprojë, në qarkun Elbasan, për Bashkinë Belsh. Gjithmonë duke e lidhur me periudhën nga kjo veprimtri konsiderohet kriminale, pra 2017 e deri më tani, a keni ushtruar ju ndjekjen penale për këtë krim elektoral? A ka një shpjegim juridik, shkencor, logjik, pse shtrimi i një rruge për efekte elektorale përbën vepër penale në Belsh, por nuk përbën vepër penale në Tiranë, në Fier, në Lezhe, në Shkodër, e kudo tjetër. Mos këto i keni shpallur territore jashtë juridiksionit tuaj?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38