Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj shpjegon ‘heshtjen’ e PD për Kodin Zgjedhor: Kishte vetëm dy rrugë   

Gjekmarkaj shpjegon ‘heshtjen’ e PD për Kodin Zgjedhor: Kishte

Analisti Agron Gjekmamarkaj ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike, pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të propozuar nga mazhoranca të hënën që shkoi në Kuvend.

Ai tha për News 24 se opozita kishte dy rrugë, ose të humbiste e të nxirrte nga fokusi programin elektoral, ose të përballej në bulevardin e revolucionit që kryeministri Edi Rama dëshironte, qëllimi i së cilit ishte dalja si viktimë në sytë e ndërkombëtarëve.

Gjekmarkaj ka argumentuar më tej se opozita ka bërë mirë që nuk ja ka dhënë këtë mundësi kryeministrit. Ai e ka përkthyer heshtjen e opozitës kështu:

Opozita kishte dy rrugë, ose të humbiste e të nxirrte nga fokusi programin elektoral, bashkëbisedimin me to, ose të përballej në bulevardin e revolucionit që Rama dëshironte e të dilte një viktimë në sytë e ndërkombëtarëve. Opozita ka bërë mirë që nuk ja ka dhënë këtë mundësi, po luan kartën e bashkëbisedimit duke pritur zgjedhjet ndaj e ka lënë me formulën që ka miratuar vetë  për ti thënë elektoratin se nuk e kemi frikë. Ky është nënteksti i sjelljes së opozitës.

Gjekmarkaj ka komentuar edhe qëndrimin e Presidentit Meta, duke thënë se tashmë është i qartë. Sipas tij, votimi i ndryshimeve tregon frikën që kryeministri ka përballe zhvillimeve elektorale në vend.

Pjesën më të vështirë, Rama e ka kaluar për të arritur deri në këtë konkluzion. Është në dëm të madh për imazhin e vendit në raport me integrimin evropian.

Është problem që tregon një frikë të Ramës në raport me zhvillimet elektorale në vend. Ai përpiqet të arnojë sa të mundet por elektorati është vigjilent dhe e godet këtë drojë të kryeministrit që e përkthen me forcën e kartonëve të një parlamenti amoral.”


 

Të fundit