Flash News

Ditari i Opozitës

Gjikuria takim me banorët e Himarës: Programe specifike për infrastrukturën dhe rrjetin rrugor

Gjikuria takim me banorët e Himarës: Programe specifike për

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria zhvilloi sot takim me banorët e Fterrës dhe Çorrajt, ku u prezantoi programin e tij për infrastrukturën dhe rrjetin rrugor.

Gjikuria, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga ndalesa me banorët, te cilet sipas tij i shtruan problemet më të rëndësishme të tyre, ujin dhe rrjetin e kalbur të ujësjellësit”, theksoi Gjikuria.

Ai nënvizoi se, “një problem tjetër madhor i këtyre fshatrave është rruga, e cila duhet të bëhet e aksesueshme si për banorët, ashtu edhe për turistët që vizitojnë këto zona”.

“Me mandatin e dhënë nga shumica e qytetarëve, që ditën e nesërme të marrjes së detyrës do të filloj zbatimin e programit të Fredi Belerit që u votua me shumicë në 2023, program i cili ka parashikime specifike për infrastrukturën dhe rrjetin rrugor. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur”, theksoi më tej Gjikuria.

Postimi

Stacionet e radhës së fushatës elektorale për Bashkinë Himarë, ishin Fterra dhe Çorraj.

I falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen e tyre në këto takime të frytshme. Më shtruan problemet më të rëndësishme të tyre, ujin dhe rrjetin e kalbur të ujësjellësit. Një problem tjetër madhor i këtyre fshatrave është rruga, e cila duhet të bëhet e aksesueshme si për banorët, ashtu edhe për turistët që vizitojnë këto zona. Madje, më treguan edhe rastin e vdekjes së një zonje të cilën u detyruan ta trasportojnë me krahë deri në Borsh. Është e padurueshme të shikoj pamje të tilla dhe të dëgjoj të tilla raste në vitin 2024.

Ata që janë përgjegjës për këtë duhet t’u vijë turp. Kanë edhe kurajo të shkojnë të kërkojnë votat e këtyre banorëve. Me mandatin e dhënë nga shumica e qytetarëve, që ditën e nesërme të marrjes së detyrës do të filloj zbatimin e programit të Fredi Belerit që u votua me shumicë në 2023, program i cili ka parashikime specifike për infrastrukturën dhe rrjetin rrugor. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur! Në 4 gusht MARRIM PJESË
NË ZGJEDHJE, VENDOSIM, FITOJMË!

Të fundit