Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: Llogaritë e Kamzës nuk dalin, ky është manipulim

Gjokutaj: Llogaritë e Kamzës nuk dalin, ky është manipulim

Avokati Genc Gjokutaj ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve elektorane me votim elektronik  në zonën e Kamzës.

Gjokutaj në një lidhje me Skype për Syri Tv shprehet me bindje se nëse votimet ripërseriten në mënyrë manuale rezultati do jetë krejt i kundërt nga ç'ka ka nxjerrë forma elektronike.

“Unë jam krejt i bindur dhe i sfidoj mazhoritarët  që nëse në njërën nga bashkitë elektronike ta ripërsërisin manualisht votimin  në një vëzhgim të rreptë po do të shikoni që rezultati manual nuk do të kletë lidhje me këtë elektron ikun.

Le ta provojmë dhe ta shikojmë sesa real është, sepse llogaritë e Kamzës nuk dalin.

Ky është manipulim, ky është falsifikim i pastër sepse kur matematika nuk e parashikon këtë lloj përmbysjeje  atëherë sigurisht të gjitha versionet e tjera  politiko-juridike etj, janë të panevojshme dhe të padobishme, pra nuk janë të vërteta sepse sigurisht shkenca ekzakte dominon mbi shkencat e tjera.”

 

 

 

Të fundit