Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të kërkesës së Salianjit për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të kërkesës

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 13:20, për shqyrtimin e kërkesës së deputetit Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi me 1 vit burg për çështjen “Babale”.

Sokol Binaj është caktuar si relator i çështjes, sipas shortit të hedhur nga gjykata. Kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Vendimi i Apelit erdhi pas një procesi të gjatë që përfshinte akuzat për “kallëzim të rremë” lidhur me skandalin “Babale”, ku Salianji dhe bashkëpunëtorët e tij pretenduan se zbuluan një skemë të përfshirjes së vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

 Kjo çështje ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe politik, duke bërë që vendimet gjyqësore ndaj Salianjit të ndiqen me interes të madh nga media dhe opinioni publik.

Të fundit