Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për të qenë në seancat plenare, avokati: Porosi e Ramës

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Pas seancës, avokati i Berishës,  Genc Gjokutaj, tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.

Berisha kishte kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit, pasi prej 30 dhjetorit 2023  Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Të fundit