Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Romës kërkon kthimin e emigrantëve në Itali, reagon Meta: Rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Gjykata e Romës kërkon kthimin e emigrantëve në Itali,

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Romës për paktin për emigrantët, ku sipas një vendimi të marrë sot, të gjithë emigrantët e mbërritur në Gjadër, duket të rikthehen menjëherë në Itali.

Në rrjetet sociale, Meta shkruan se vendimi i sotëm i Gjykatës së Romës për të rrëzuar marrëveshjen Rama-Meloni, rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. 

"Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve dhe marrëveshjet shqiptaro-italiane për refugjatët", shkruan Meta. 

Të fundit