Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata regjistroi statutin e Bashës, vjen reagimi nga Komisioni i Rithemelimit: Si u shkel ligji

Gjykata regjistroi statutin e Bashës, vjen reagimi nga Komisioni i

Gjykata e Tiranës regjistroi sot statutin e Lulzim Bashës, të ndryshuar në 17 korrik 2021.

Lidhur me këtë akt, vjen reagimi nga Arben Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, i cili e ka konsideruar si një shqyrtim rutinë dhe normal, nga Gjykata e Tiranës kërkesën e Lulzim Bashës për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Në një status në rrjetet sociale, Ristani shkruan se ajo që tërheq vëmendjen në këtë rast, është shkelja e ligjit nga gjykata për mos shqyrtimin e kërkesave, brenda afatit 30 ditor që kërkon ligji.

Po ashtu, ai shkruan se janë në pritje edhe të shqyrtimit nga kjo Gjykatë edhe të ndryshimeve statutore të miratuara në 11 dhjetor 2021, të cilat janë në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe statusin e PD.

 “Gjykata e Tiranes, ne nje shqyrtim rutine, normal, te kërkesës se Luzim Bashes, ka lejuar regjistrimin, ne regjistrin e partive politike, te ndryshimeve qe PD, i ka bere statutit te saj ne korrik 2021.

Vendim mese normal, duke patur parasysh, se përmbajtja e vendimit te Kuvendit te demokrateve ne korrik 2021, ishte sipas Kushtetutës se Shqipërisë dhe sipas procedurave te ligjit per partitë politike dhe procedurave statutore te PD.

Ndërkohë presin radhën, po ne këtë gjykate, per tu shqyrtuar dhe regjistruar, edhe ndryshimet e tjera qe i jane bere me pas, statutit te PD, ndryshime te cilat, jane edhe ato ne baze te Kushtetutës, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gje qe terheq vemendjen ne kete rast, eshte shkelja e ligjit nga gjykata per mos shqyrtimin e ketyre kerkesave, brenda afatit 30 ditor qe kerkon ligji.

S'mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne rregjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021”, shkruan Ristani.

Të fundit