Flash News

Ditari i Opozitës

Goditja me leva e Mëngjesit, Boçi: Dëshmon nervozizmin e regjimit të Ramës

Goditja me leva e Mëngjesit, Boçi: Dëshmon nervozizmin e

Luçiano Boçi e ka konsideruar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi nervozizëm të regjimit të Ramës.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se Mëngjesi nuk është thjesht mbrojtës i Berishës, por edhe i të vërtetave të opozitës përballë një drejtësie që është thyer në aparat politik.

“Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit. 

Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare. Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm”, shkruan Boçi.

Të fundit