Flash News

Ditari i Opozitës

Gomonia me flamurin anglez, një prej simbolikave të protestës

Gomonia me flamurin anglez, një prej simbolikave të protestës

Një gomone me flamurin shqiptar dhe atë britanik është sjellë nga qytetarët, vetëm pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita.

Një prej arsyet e protestës së sotme është për ti thënë “jo” emigrimit masiv të shqiptarëve, që sipas opozitës, ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes.

Kujtojmë se mijëra shqiptarë kanë shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe, e cila ka ngritur alarmin për ta.

Prej javësh, shqiptarët kanë bërë bujë në mediat britanike, të cilat referuar autoriteteve të vendit të tyre, thonë se shqiptarët kanë rritur nivelin e kriminalitetit.

 

Të fundit