Flash News

Ditari i Opozitës

Greva e naftëtarëve, Alibeaj: Dita e pagimit të faturës është 25 prilli

Greva e naftëtarëve, Alibeaj: Dita e pagimit të faturës

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar së fundmi për grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit, teksa është shprehur se ata janë mashtruar dhe vjedhur nga qeveria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se, që prej 22 janarit të vitit 2018 kryeministri kishte premtuar se do tu zgjidhte hallin naftëtarëve ndërkohë që nuk ka bërë asgjë për ta.

Më tej ai ironizon se dita e pagimit të faturës është 25 prilli.

Reagimi i plotë:

Prej 15 ditesh, naftetaret e Ballshit jane ne greve urie. Kerkojne punen, djersen dhe gjakun e tyre dhe buken e femijeve. Te mashtruar, te neperkembur, te tallur e te vjedhur nga babezia e Rames dhe oligarkeve hajdute te oborrit te tij, i jane drejtuar vetflijimit.

Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve!

Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje.

Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet!

Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill!

Dita e pagimit te fatures eshte afer!

Të fundit