Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i Alibeajt dorëzon në Kuvend draftin për hartën e re territoriale, Çupi: Sot kemi një reformë të dështuar

Grupi i Alibeajt dorëzon në Kuvend draftin për hartën e re

Grupi Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale. Drafti i tyre përmban një pikë ku kërkohet që të ketë 33 bashki më shumë se numri aktual.

Deputetja Dhurata Çupi tha se ky propozim erdhi pas konsultimeve me qytetarët dhe se shtimi i bashkive ka si synim lehtësimin e marrjes së shërbimeve publike.

“Ka qenë një punë voluminoze dhe sot depozituam projektligjin për miratim. Jemi munduar që çdo propozim i qytetarëve të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 numrin total që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët në të gjithë vendin. Kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit. Kemi dorëzuar interesat e qytetarëve.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve sepse ata janë të interesuar për t’u shkuar shërbimet publike më pranë. Ne kemi dëgjuar target grupet e ndryshme që njohin mirë reformën zgjedhore dhe ne sot kemi një reformë pothuajse të dështuar. Uroj t’i thërrasin logjikës deputetët e PS dhe të miratojmë një reformë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ajo.

 

Të fundit