Flash News

Ditari i Opozitës

Grupimi “Dhjetor 90” ofrohet si negociator për bisedimet Alibeaj-Rithemelimi

Grupimi “Dhjetor 90” ofrohet si negociator për bisedimet

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit i hapi rrugë vendosjes së përkohshme në krye të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Kryetari në detyrë do të duhet të nisë negociatat me Komisionin e Rithemelimit për t’u mbledhur në një tryezë të përbashkët.

Grupimi “Dhjetor 90” është ofruar të marrë rolin e negociatorit për t’i ulur palët në tryezë e për të diskutuar bashkimin në një parti të vetme.

Një prej anëtarëve të grupimit, Bislim Ahmetaj u shpreh se dorëheqja e Bashës ishte e stërvonuar, megjithatë grupimi do të ofrohet për t’i bindur palët të bëjnë dy hapa pas drejt një bashkimi të vërtetë.

“Sot kujtojmë votën e lirë. Në Shqipëri institucioni i dorëheqjen është më pak i arriri deri më sot. Akti i djeshëm i kryetarit erdhi i stërvonuar kur ai mbeti një pakicë shumë e vogël. Sot jemi para jush për të thënë që jemi këtu, te Partia Demokratike edhe pse ende nuk janë hapur dyert. Ne do të hyjmë në PD kur Alibeaj të ulet në tryezë me grupin e rithemelimit. Ne do t’i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Palët të tërhiqen 2 hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë ashtu siç e meritojnë demokratët shqiptarë”, tha Bislim Ahmetaj.

Të fundit