Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari rikthehet në PD: Statuti i Komisionit të Rithemelimit do sjellë ndryshimin

Hajdari rikthehet në PD: Statuti i Komisionit të Rithemelimit do

Ndonëse në 25 Prill kërkoi votën me një logo të re, përçarja brenda partisë ku nisi rrugëtimin e saj, e rikthen sërish Rudina Hajdarin në selinë blu.

Në një intervistë në Klan News, Hajdari thotë se me rikthimin e saj e ka të qartë se cilin krah mbështet

“Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së anëtarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme.

Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë anëtarësisë, dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme”, thotë Hajdari.

Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?

Kam ardhur për të zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish”, tha ajo.

Rudina Hajdari u largua nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 Prillit, për të kandiduar në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”.

Të fundit