Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: U riktheva në PD për krizën, largimi i Bashës la derën hapur për të përjashtuarit

Hajdari: U riktheva në PD për krizën, largimi i Bashës la

Rudina Hajdari deklaroi para pak ditësh rikthimin zyrtarisht në PD. Hajdari tregoi se tashmë ka bërë rianëtarësimin në parti.

Në një intervistë për ABC News, Hajdari është shprehur se rikthimi i saj synon zgjidhjen e krizës që ka kapluar Partinë Demokratike. Ajo shtoi se mbërritja e partisë në këtë pikë, është faj i lidershipit të PD, Lulzim Basha.

“Arsyeja e rikthimit tim në Shqipëri është për kriza që ka 8/9 muaj që ka zënë Partinë Demokratike. Një krizë e cila ka vite që akumulohet nga dështimet e njëpasnjëshme që vjen si pasojë e një lidershipi të dobët që nuk arriti të kurorëzohet me një fitore. Shqipëria ngeli me një opozitë goxha të dobët ndaj mendoj që shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të shëndetshme për një parti demokratike e cila u krijua për të sjellë demokracinë në vend”, u shpreh Hajdari.

Hajdari theksoi se me largimin e Bashës, dera është e hapur për të gjithë ata që janë përjashtuar.

“Tashmë që zoti Basha u dorëhoq ka hapësirë mjaftueshëm për shumë njerëz që të afrohen sidomos ato që janë përjashtuar njëjtë si unë. Në mënyrë kategorike nuk më pranuan që të rikthehesha në PD. Tashmë që zoti Basha u largua, e pashë si mundësi shumë të mirë që dyert i kisha të hapura edhe të rikthehesha në PD për të dhënë kontributin tim, duke bërë më të mirën për rimëkëmbjen e PD-së dhe opozitës”, tha Hajdari.  

 

Të fundit