Flash News

Ditari i Opozitës

Hakerat publikuan të dhënat e Edi Ramës, Berisha: Udhëtimet me ‘charter’ i kanë kushtuar 19 milionë euro

Hakerat publikuan të dhënat e Edi Ramës, Berisha: Udhëtimet

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi hakerat iranianë publikuan sot në faqen Homeland Justice të dhënat e kryeministrit të vendit Edi Rama.

Ndër të tjera, ata kanë nxjerrë edhe hyrje daljet e kryeministrit Edi Rama në pikat kufitare nga territori shqiptar.

Pikërisht këtu u ndal Berisha, i cili i ka përllogaritur udhëtimet e kryeministrit me një kosto prej 19 milionë eurosh.

“Super abuzim!

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!”, shkruan Berisha.

Të fundit