Flash News

Ditari i Opozitës

Halimi: Qeveria ka kapur të gjitha institucionet, opozitës i janë hequr të gjitha mekanizmat

Halimi: Qeveria ka kapur të gjitha institucionet, opozitës i janë

Ish ministri dhe ish deputeti i PD, Eduard Halimi deklaron se qeveria ka kapur të gjitha institucionet,.

I ftuar në A2 CNN, Halimi thotë se zgjatja e organeve të vetingut dhe mungesa e institucioneve të drejtësisë çuan në kapjen e drejtësisë, gjë e cila u paralajmërua edhe nga Komisioni i Venecias.

Projekti kushtetues ishte shpresëdhënës që drejtësia do të ishte më e pavarur, se nuk kishim ndikimin e ministrit, presidentit, kryeministrit. Përzgjedhja do të kalonte përmes balancimeve të pushtetit. Ligjet e miratuara më pas deformuan konceptin kushtetues dhe shkuan drejt kapjes së sistemit të drejtësisë. Zgjatja e jashtëzakonshme e vetingut do të sillte ndikim të qeverisë në një proces selektiv. Ky proces po zgjati do të çonte në kapjen politike të atij që do të kishte pushtetin. Venecia paralajmëroi që po pati vonesa do të kapet drejtësia. Mungesa e gjatë e institucioneve të drejtësisë që e bënte qeverinë komode”, shprehet Halimi.

Për ta vërtetuar qëndrimin e tij, ish-deputeti demokrat thekson se mjafton të shihet SPAK i cili është nën kontrollin e plotë të qeverisë. Ai sjell shembullin e Rumanisë ku funksionin sistemi ligjor dhe frika nga ligji.

“Doni të shihni si është situata në drejtësi, shikoni SPAK, shikoni patronazhistët. Cili ishte qëndrimi gjatë zgjedhjeve? Isha në Rumani në 2018 për të nënshkruar një kontratë për energjinë, kolegët e mi rumunë refuzonin që të bëheshin pjesë dhe të nënshkruanin si avokatë. Nuk pranonin, këtu drejtësia funksionon në këtë mënyrë. Që nëse ka dyshime për korrupsion verifikohen në bllok dhe arrestohen. Ishte krijuar klima se funksionon sistemi ligjor. Frika nga ligji.  Pavarësia dhe jetëgjatësia në detyrë, ndërsa prokurorët e SPAK në Shqipëri janë me mandat. SPAK-u është nën kontrollin e qeverisë”, thotë Halimi.

 

Të fundit