Flash News

Ditari i Opozitës

“Halli” i Irenës që zuri edhe BIRN

“Halli” i Irenës që zuri edhe BIRN

Nga Jamarber Malltezi

Lajmi i sotshem nga BIRN ishte raportim gjysmak dhe me doreza. Nuk besoj se nuk dinë te bejne me mire, por duan të mbrojnë edhe kur pisllëku qelb. BIRN u krijua me financim te huaj kryesisht nga Soros (ose shërbimesh që kanalizoheshin përmes Soros) ndërsa lajmet e viteve të fundit raportonin financim nga shërbimi inteligjent britanik ndonëse për këtë nuk u paraqit kontratë apo faturë. Mbetet nje rrjet gazetarie i financuar nga  te huaj qe ka angazhuar kryesisht gazetare te mire ndonese shumica militante te majte (deri koleg te Erion Veliajt nga Mjaft).

BIRN nuk raporton për rastet e mashtrimeve dhe falsifikimeve nga prokurorët dhe gjyqtarët pasi mesa duket financuesit nuk paguajnë për këto lajme. Në rastin e Berishës BIRN nuk raportoi se Edi Rama urdhëroi publikisht SPAK në kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblene e PS me 07.05.2022 që të procedohej penalisht Sali Berisha duke urdheruar „“Jemi vetepermbajtur deri kur tani nuk mban me. Zonja dhe zoterinj te SPAK po deligjitimoni SPAK dhe gjithe reformen ne drejtesi“. Prokurorët u nënshtruan duke nisur hetime 30 vjecare dhe duke shkuar deri në mashtrime dhe falsifikime te dokumentit zyrtar. Natyrisht BIRN nuk ka shkruar asgje as për influencën e kundraligjshme të ish diplomatëve Gabriel Escobar dhe Yuri Kim që influencuan prokurorët dhe që për më tepër Kim u korruptua në Shqipëri duke u bërë pjesë e vjedhjes së mbi 100 miljon $ pa tender por kontratë direkte duke sjellë me dy anije që nuk prodhuan kurrë energji.

BIRN nuk raportoi as per prezencen e opozites ne “degjesen” qe mafia e inceneratoreve kreu ne Sharre para 8 vitesh, ndonese fjala e perfaqsuesve te opozites qe ju sqaroi banoreve se qeveria kish nxjerre VKM qe ju grabiste tokat me 2 €/m2 beri qe banoret te revoltoheshin dhe te shkaterronin ate pseudo-degjese. Ato toka qe ju grabiten banoreve me pas u perdoren nga mafia e plehrave per te grabitur edhe para te BE permes IPARD per te ndertuar sera ne plehra.

BIRN nuk raportoi për shkeljet ligjore dhe konventore, konfliktet e interesit të Irenës dhe mashtrimet e falsifikimet e prokurorëve në procesin politik ndaj liderit të opozitës. Irena Gjoka kish fshehur faktin që ishte shkarkuar nga KLD e kryesuar nga Berisha në 1996. KLGJ fillimisht ia dha kopjen e vendimit të shkarkinit të Irenës avokatëve të Berishës, por veç 2 javë më pas KLGJ mashtroi deputetët duke shkruar se nuk i kanë ruajtur vendimet e vitit 1996. Irena Gjoka mashtroi në çdo seancë gjyqi duke mos pranuar se ishte shkarkuar, dhe kur doli dokumenti ia mbyllën simotrat e saj. Deri Gjykata Kushtetuese u shpreh se vendimi i shkarkimit ishte vendim kolegjial dhe jo personal i Berishës ndaj nuk kishte konflikt interesi per Irenen. Por GJK u fsheh pas gishtit për atë që edhe Berishën fillimisht prokurorët politikë e akuzuan për akte kolegjiale. Institucionet shqiptare mbyllën sytë fort edhe kur faktet dolën në mediat greke.

Më 03.03.2024 gazeta Ta Nea raportoi për falsifikimin e Irena Gjokës por BIRN nuk e raportoi ndërsa tellallët e qeverisë thanë se ishte shkrim nga Tirana.

Me 4-5 Maj 2024 gazeta Prothotema ne Greqi botoi vendimin e gjykatës lidhur me falsifikimin e Irena Gjokës dhe apelin që kishte nisur në gjykatën e Athinës por që ishte rrëzuar pasi duhej të apelonte në gjykatën penale të Janinës. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi me 07.05.2024 se po niste hetim të thelluar për irena Gjokën bazuar nga lajmi i rëndë i botuar dhe ky hetim kinse zgjati mbi 20 muaj. Por prokuroria e përgjithshme e kishte konfirmuar që vendimi penal ishte autentik qysh para 4 muajsh! Në shtator Prokuroria e Pergjithshme pranoi para deputeteve se vendimi penal per Irena Gjoken ishte autentik. Pse u vonua edhe 4 muaj te tjere Prokuroria e Pergjithshme?

Me 05.05.2025 Sali Berisha para dyerve te SPAK beri publik vendimin e Gjykates se Janines me VULE APOSTILE qe konfirmonte se Irena Gjoka ishte denuar me vendim penal te formes se prere nga gjykata e Janines. Certifikimi me vule apostile eshte forma me perfundimtare e konfirmimit qe bejne shtetet dhe si Greqia edhe Shqiperia jane pjese e Konventes se Hages se 5 Tetorit 1961 qe njohin certifikimin me vule apostile. Por serisht Prokuroria e Pergjithshme vendosi te injoroje vulen apostile dhe te vonohet serisht edhe 10 muaj te tjere se kinse po ben hetim te thelluar.

Më e rënda për BIRN është që ne lajmin e sotshem nuk guxoi te perfshije ate qe vete BIRN ka referuar per Shqiptaret 8 muaj me pare: faktin qe Irena Gjoka i tha BIRN ne Maj 2025 se “kurre nuk kish qene e denuar ne Greqi“. Kaq shpejt BIRN harroi lajmin e vet? Thjesht nuk donte ti kujtonte publikut që Irena ështe mashtruese dhe falsifikatore përsëritëse.

Me 6 Maj 2025 u publikua prokura qe vete Irena kish firmosur per te angazhuar avokat ne Greqi per te kundershtuar vendimet e debimit.

Berisha dhe Malltezi kanë depozituar padi penale në prokurori të Tiranës per irena Gjoken por se prokurorët nuk prekin pataten e nxehtë që i shërben Edi Ramës dhe e kalojnë tek tjetri.

SPAK njoftoi nisjen e procedimit penal qysh me 7 Maj 2025 por se shtetasi Dumani e rregjistroi pa emer ndonese rasti flagrant i botuar ne media dhe me vule apostile tregon emrin Irena Gjoka. Kjo u be vetem qe ta shtyje ne kalendat greke dhe te fshihet pas veprimeve hetimore qe zgjasin shume vite! Nje vendim i formes se prere i konfirmuar me vule apostile qe rregjistrohet pa emer dhe shtyhet vite te tera?!

BIRN raporton sot se KLGJ nuk I ka dhene afat se kur do shprehet per Irena Gjoken, por BIRN “harron” te raportoje qe ligji detyron KLGJ te shprehet brenda 15 ditesh. Eeehh sa 15 ditesha kane kaluar qysh kur Berisha dhe Malltezi i kane kerkuar KLGJ te shprehet per Irena Gjoken. Por KLGJ ne menyre te perseritur eshte fshehur pas gishtit duke deklaruar se nuk marrin per te mireqena dokumentet (qofte dhe me vule apostile) nga te tretet por i duan nga Prokuroria e Pergjithshme dhe se “po presin Prokurorine e Pergjithshme qe tia vertetoje”. Prokuroria u vonua permbi 20 muaj se ishte e veshtire te konfirmoje nje vendim gjykate te certifikuar me vule apostile. Edhe pasi pranoi zyrtarisht ne Kuvend kur u pyet nga deputetet e opozites se “kemi marre konfirmim edhe nga autoritetet Greka se vendimi penal (i certifikuar me vule apostile) eshte autentik” Prokurorise se Pergjithshme ju desh edhe 4 muaj qe te perfundonte raportin me shkrim.

Irena Gjoka eshte falsifikatore perseritese: ka 2 debime nga Greqia dhe 1 denim penal. Me tej falsifikoi formularet e dekriminalizimit dhe me pas edhe formularet e vetingut. Dhe ketu nuk po hyj fare ne parate e parregullta qe kinse I rregulloi me kontrate pa noter mes vellezerve me burrin dhe as per faktin e kafenese perballe gjykatores se Fierit ku ndahej “drejtesia” e Irenes.

Rasti i Irena Gjokes qelb rende dhe hedh ne ere procesin fals te vetingut qe u kryesua nga motra e zv. Kryeministres Belinda Balluku. Ky rast tregon se pseudoreforma nuk u be per te pastruar sistemin por per ta kapur politikisht gjithe sistemin e drejtesise. Fakti qe institucionet fshihen dhe nuk veprojne jane tregues i rendesishem per kete. ILD nuk ka nisur fare hetim per rastin, Prokuroria e Pergjithshme vonoi permbi 20 muaj per nje konfirmim, Prokuroria e Tiranes nuk ka pergjigje per kallzimin penal nga Berisha dhe Malltezi, SPAK u fsheh duke rregjistruar procedim pa emer qe te shtyhet ligjerisht deri 3 vjet, KLGJ injoroi ligjin qe e detyron te shprehet brenda 15 ditesh duke u fshehur permbi 8 muaj pas Prokurorise se Pergjithshme.

Dhe ky paragraf i fundit ka me shume lajme sesa cfare ka raportuar BIRN qysh prej 1 viti per reformen ne drejtesi.

Të fundit