All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Hap pas do të thotë dorëheqje”, Agalliu pro bashkimit: Bashkëpunim përtej interesave personale

All - Paragraf - 1

“Hap pas do të thotë dorëheqje”, Agalliu pro

Deputeti demokrat Arbi Agalliu i është bashkuar kolegëve të tij në thirrjen për bashkim të demokratëve.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, teksa shkruan se “hap pas do të thotë dorëheqje”, Agalliu thotë se ka vetëm një zgjidhje për krizën në kampin blu dhe ajo është bashkimi ‘përtej interesave personale të Bashës dhe Berishës’.

Postimi i plotë:

Hap pas do të thotë dorëheqje!

Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë.

U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.

Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita.

Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL.

Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.

Të fundit