Flash News

Ditari i Opozitës

Hapet gara për kreun e ri të PD/ Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, afati i pranimit deri më 22 maj

Hapet gara për kreun e ri të PD/ Kriteret që duhet të
Selia e PD

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kreun e ri të PD. Emrat e kandidatëve do të pranohen deri më 22 maj. Përmes një njoftimi, komisioni ka nxjerrë kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat.

Ata që i përmbushin kushtet e vendosura, kanë të drejtë ta paraqesin kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë e PD. Me vendim të komisonit ata duhet të plotësojnë edhe një formular.

Kriteret:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;
– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;
– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;
– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, dy ditë më parë, u vendos që zgjedhjet në parti të mbaheshin më 13 qershor, nga 22 korrik që ishte më parë.

Deri më tani kandidatët që garojnë për kreun e PD-së, janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli. Ndërkohë mund të ketë edhe një emër nga grupimi "Për PD". Një prej anëtarëve të këtij grupimi, Bilsim Ahmetaj deklaroi se Edith Harxhi po diskutohet si emër.

 

Të fundit