Flash News

Ditari i Opozitës

Hapja e dosjeve, paralajmërimi i Metës: Rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet, të lidhin emrin tim me Sigurimin e Shtetit

Hapja e dosjeve, paralajmërimi i Metës: Rilindasit mavi dhe blu

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e hapjes së dosjeve, e cila u votua në kuvend seancën e shkuar bashkë me deputetët e PD, mbështetës të Enkelejd Alibeajt.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se nuk do ta ndalë asgjë në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik në vend.

Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik.

Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitare dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama.

Në krye të opozitës s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”, shkruan Meta.

 

 

Të fundit