Flash News

Ditari i Opozitës

Heshta gjatë !

Heshta gjatë !

Nga Jola Hysaj

Heshta gjatë pasi e kisha të pamundur për të kapërcyer traumën për atë ç'ka ndodh në përditshmëri në Shqipëri , por ajo ç'ka ndodhi me 14 vjeçarin  Martin Cani i kalon limitet e çdo realiteti.

Për çfarë jeton një prind, që sjell me shumë ëndrra në jetë një fëmijë të cilin e rrit me sakrifica e mund, me një vetëmohim të paimagjinueshëm për t'i siguruar çdo fëmije ëndrrën e madhe që një ditë të jetë I realizuar?

Heshtja vjen si pasojë e frikës , dëshirës për të qëndruar Brënda zonës së rehatis me shpresën që në asnjë moment të mos jesh i prekshëm apo i dukshëm ndaj kriminalitetit, presionit dhe banditizmit që prek çdo ditë realitetin Shqiptarë.

Fenomeni që sot mban emrin Martin Cani është rasti i shumë të rinjve. Fillon nga cikli parashkollore deri në gjimnaze e në përditshmërinë  e gjithsecilit prej nesh. Bullizimi, dhuna , kërcënimi, dhuna verbale dhe jo verbale është realiteti në të cilin përballen jo vetëm femijet.

Kthej në vëmendje rastin e fëmijës 3 vjeçar që i thyen këmbën në kopsht dhe që të gjithë heshtën , e reagimi qe shumë i pakët. Rasti  jo i largët ai i Devollit në mesditën e sotme, ku fëmijët shkojnë me thika në çanta në shkollë.

Ku eshte  shteti sot? Me çfarë  po merret  që është më me rëndësi se e ardhmja  e këtij  vendi?

A kemi deshtuar si shoqeri? Patjetër që ky është dështimi më i madh i të gjitha kohërave, ndërkohë që neutralizimi i menjëhershëm i situatave sikur asgjë s'ka ndodhur dhe s'po ndodh është pjesë e diktaturave. Ku shkolla vazhdon mësimin të nesërmen sikur ska ndodhur asgjë, ku çerdhja dhe kopshti struken se erdhi nga lart mënyra si duhet të sillen.

Të dorëhiqet Ministria e Arsimit se asnjë minut heshtje nuk qe në gjendje të mbajë në parlament po vazhdonte të gajasej me simotrat e tjera që si bën më asnjë përshtypje për asgjë.

Unë në fakt do kërkoja dorëheqjen e Rames pasi ai është D’rama më e madhe e këtij  realiteti,mjerimi social , ekonomik dhe politik.

U kërkuar probabiliteti I  mbylljes  se disa prej rrjeteve sociale ,po si mund ti mbyll Rama këto kur ka qënë vetë promovuesi më i madh i tyre?

Cili është shembulli personal që sjell Z. KM ndaj adoleshentëve sot me fjalorin dhe një zhargon arrogant e bullizues, kërcënues e fyes ndaj kujdo që i del kundra?

A i keni parë ndër vite çfarë shembulli jep për qytetarët e këtij vendi një njeri që në vend të paqes gjithmonë ka promovuar dhunën?

Ju ftoj ti shihni, që nga mënyra si ushqehet, e deri tek si shprehet në parlament,se mesa mora vesh nesër është dhe dita e Alfabetit dhe kohët e fundit e ka promovuar këtë të fundit në mënyrën më vulgare të mundeshme .

Si prind do i'u lutesha mjaf më me indiferencën, mjaft më duke u strukur pas frikës.

Ne nuk reagoni për veten, ju lutem reagoni për fëmijët tuaj!

Të fundit