Flash News

Ditari i Opozitës

"Heshta se Këshilli e votoi unanimisht", Ristani: Berisha i keqinformuar për zgjedhjet në PD, data s'u votua nga KK

"Heshta se Këshilli e votoi unanimisht", Ristani: Berisha i

Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha është i keqinformuar rreth vendimit për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, duke iu referuar deklaratës së Berishës mbrëmjen e djeshme në emisionin PolitikOn.

Berisha tha se ishte kundër afrimit të zgjedhjeve për kryetar të PD-së, pa faktuar më parë masakrën elektorale dhe pa bërë një analizë serioze të të gjithë veprimtarisë së PD-së, por zgjodhi të heshte kur Këshilli Kombëtar e votoi unanimisht.

Lidhur me këtë deklaratë të Berishës, një një postim në rrjetet sociale Ristani shkruan se Këshilli Kombëtar as nuk diskutoi dhe as nuk votoi për datën e zgjedhjeve në PD. Sipas tij, data ishte caktuar nga kryesia dhe këshilli votoi vetëm për përbërjen e komisionit.

Ristani shton më tej se ai dhe disa folës të tjerë, në fjalën e tyre, kërkuan të kishte kohë të mjaftueshme për analizë dhe për përgatitjet për zgjedhje.

Postimi i plotë:

Dje, z. Berisha, ne lidhje me hapjen e gares per kryetar te PD dhe caktimin e dates 13 qershor per votim, ka deklaruar se:
"Padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Mos të merrem me çështjen. Sepse vendimi ishte unanim"
Do doja te sqaroja se z .Berisha, se sepaku, eshte i keqinformuar.
KK nuk diskutoi dhe as votoi per daten e zgjedhjeve.
Pas deklarimit nga Sekretari i Pergjithshem dhe z. Basha, se caktimi i dates ishte vendim i Kryesise dhe data ishte vendosur nga Kryesia, KK votoi vetem perberjen e Komisionit te organizimit te zgjedhjeve.
Pra thjesht dhe qarte, nuk eshte shqyrtuar nga KK hapja e gares dhe caktimi i dates se zgjedhjeve per kryetar te PD dhe sigurisht nuk eshte votuar fare per kete.
Se dyti z. Berisha dhe cdo kush, mund te lexoje fjalen e Kryetarit te KK se cfare ka thene per zgjedhjet (kohen dhe gjithcka tjeter).
Une personalisht, por edhe disa foles te tjere, ne fjalen e tyre, kerkuam te kishte kohe te mjaftueshme per analize dhe per pergatitjet per zgjedhje, por e perseris, kjo nuk u pranua te votohet ne Keshillin Kombetar.
Sot me shume se kurre kemi nevoje per te verteten.

Të fundit