Flash News

Ditari i Opozitës

“Heshti dhe u shpërblye”, Çollaku i përgjigjet Bushatit: Jam krah Lulzim Bashës sepse zgjodhi SHBA-në

“Heshti dhe u shpërblye”, Çollaku i përgjigjet

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka rrëfyer përveçse miqësinë si dy kolegë me deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, edhe disa kritika. Bushati u shpreh se të dy kanë qenë kritik ndaj Bashës, por deputeti zgjodhi “rrugën e heshtjes”.

Demokrati  i është përgjigjur deklaratës së Bushatit në një postim në Facebook. Çollaku ka mbështetur Bushatin kur tha se njiheshin prej vitit ’98 dhe se kishin qenë të dy kritikë ndaj Bashës, po mohoi të ketë heshtur.

Çollaku shkruan se vijon të jetë edhe sot kritik ndaj kryedemokratit, por nuk është koha e duhur për të nisur ‘korrigjimin’ e qeverisjes së tij.

“Është e vërtetë se vazhdoj të mbetem kritik me Lulzim Bashën. Për listat e 2017 Basha ne çdo rast kërkoi falje publike,dhe unë bëj pjesë te njerëzit që mendoj njeriut i duhet lejuar e besuar falja. Ne fakt procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për listat e deputetëve pati përmirësim. Disa difekte u rregulluan,të tjera mbetën. Unë nuk heshta e nuk hesht. Unë jam kritik dhe sot. Edhe sot ka shumë çka të korrigjohet në qeverisjen e PD. Kritik do te jem dhe nesër. Por ky debat sot ne PD nuk behet për qeverisjen e mire apo te keqe te Lulzim Bashës. Pasi çështja Non Grata te zgjidhet apo te mos jete çështje e PD ,unë jam i gatshëm t’i bashkohem çdo përpjekje për korrigjimin e qeverisjes se PD,nga Basha apo kushdo qofte”, shkruan Çollaku në Facebook.

Të fundit