Flash News

Ditari i Opozitës

"Heshtja e SPAK, e pafalshme!", Basha thirrje Arben Krajës: Dil dhe fol publikisht për aferën e inceneratorëve ose do të mbash përgjegjësi

Basha: Arben Kraja kreu i SPAK të dalë sot para qytetarëve të thotë ku janë hetimet. Ose nëse ka presion mafioz të dalë të thotë që ne ti dalim në krah. Përndryshe po hesht ashtu siç bën pronari i inceneratorëve dhe për këtë do të marrë përgjegjësi.

"Heshtja e SPAK, e pafalshme!", Basha thirrje Arben Krajës: Dil

“Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve”, kjo është thirrja publike drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndaj drejtuesit të SPAK, gjatë takimit të sotëm me gazetarët.

Sipas Bashës, është e pafalshme që gazetarët të bëjnë transparencë, dhe kreu i SPAK të hesht njëlloj si Rama, Arben Ahmetaj, Veliaj dhe Mirel Mërtiri. 

"Vetëm pronari i incerenatorëve mund të hidhej ashtu si kryeministri dje në studio të ftuarve.Vetëm pronari i aferave korruptive mund të hidhej ashtu, e të nxirrte spërkala nga goja. Skam parë një çakërdisje të tillë. Besoj shqiptarët e kuptuan se çfarë halli ka njeriu që hidhet ashtu.

Këtë përgjigje shqiptarëve ia ka borxh prokurorisë speciale, që e kemi mbëshetetur duke shkelur edhe mbi bindjen tonë përpaanshmërinë, të mos heshtë dhe të tregojë se çfarë bën me këtë rast epik dhe këtë vjedhje në kohë pandemie.

Çfarë vendi është ky, që nuk ka një prokuror të dalë e të thotë se ky është krim kaq i rënde, se unë o nis hetimin dhe i çoj para drejtësisë dhe jap dorëheqjen. Sot kanë mbështetjen time. Të thonë në çfarë stadi kanë nisur hetimet. Afera e incerenatorëve ka zbuluar një grup kriminal. Arben Kraja kreu i SPAK të dalë sot para qytetarëve të thotë ku janë hetimet. Ose nëse ka presion mafioz të dalë të thotë që ne ti dalim në krah. Përndryshe po hesht ashtu siç bën pronari i inceneratorëve dhe për këtë do të marrë përgjegjësi", tha Basha.

Kreu i demokratëve po ashtu, paralajmëroi se me dispozitat e ligjit anti-mafia do të vihen para drejtësisë cdo zyrtar nga më i thjeshti te më i larti.

Me dispozitat e ligjit anti-mafia jo vetëm do të pezullohen, hetohen, anulohen, por cdo ferrë korruptive, por të gjithë, nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti, cdo partnerë do të vihet para ligjit dhe drejtësisë.

Shqipëria ka pasur një plan për administrimin  e mbetjeve, Rama e ka gjetur të gatshëm dhe ky plan mund të zbatohej me transparencë dhe garë të hapur, Shqipëria i ka të gjitha mundësisë që mbledhja dhe trajtimi i plehrave të bëhen me mënyra bashkëkohore dhe në të njëtën kohë shteti të mos nxjerrë asnjë kacidhe nga taksa paguesit, se të gjithë paguajnë taksën e pastrimit.

Rama i ka vënë shkelim nga qeveria gjermane dhe pa tendera, garë e transparencë për një person të vetëm që qëndron pas këtyre kompanive. Rikthimi i kësaj strategjia do të jetë hapi i parë, asnjë kompani e regjistruar guackë nuk do të lejohet as të marrë pjesë në prokuroim e jo më të përfitojë tendera, Shqiptarët kanë paguar 75 mln euro dhe këto para nuk dihet se ku kanë shkuar, por ju e dini tani se ku kanë shkuar këto lekë.

Përsëris Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve. Është e pafalshme që gazetarë kurajoz kanë bërë transparencë dhe SPAK të heshtë siç hesht Rama, Arben Ahmetaj dhe Veliaj, Mirel Mërtiri. Kjo ju vendos në anën e gabuar.

I kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetime, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 mln euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë", tha Basha.

Të fundit