Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi ndaj Bushatit për fshehje të pasurisë, PD denoncon me video: I ngjan me Ramës dhe Veliajt; SPAK të mos zvarrisë hetimet!

Hetimi ndaj Bushatit për fshehje të pasurisë, PD denoncon me
Foto Ilustruese/ Selia e PD-së

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të mos zvarriten hetimet ndaj deputetit dhe Kryetarit të PS-së për Tiranën, Ervin Bushati, për fshehje të pasurisë.

Përmes publikimit të një videoje, PD thekson se: “Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.”.

“Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.  Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

 SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t'i kthehet qytetarëve. ????”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Të fundit