Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Hapja e vërtetë e PD-së vjen me krijimin e statutit

Hoxha: Hapja e vërtetë e PD-së vjen me krijimin e statutit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Indrit Hoxha, tha se lëvizja e nisur nga kreu i PD Sali Berisha, bashkë me dy Kuvendet e mbledhur në pak muaj, mundësuan hapjen e partisë.

I ftuar në studion e “Top Story”, Hoxha u shpreh se në asnjë nga proceset e votimit i kryer deri tani nga ‘Rithemelimi’, nuk është privuar e drejta e votës. Hoxha shtoi më tej se hapja e plotë e partisë do të jetë me figura e personalitete të larta.

“Gjatë këtyre 9 muajve kemi bërë dy kuvende, ngritëm një Komision Rithemelimi për forcimin e partisë dhe kuvendi që zgjodhi anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në këto procese, nuk i është privuar e drejta askujt që ka pasur ambicie për pozicione. Pas 9 muajsh PD ka një Këshill Kombëtar të zgjedhur, që i kemi reduktuar numrin për t’i dhënë peshë më të madhe, që zgjodhi një trup prej 150 vetësh. Hapja reale e PD-së do të jetë me figura të reja, pedagog, profesorë, intelektualë. Do të ndodhë kur të krijohen departamentet brenda Partisë Demokratike, siç është statuti i partisë”, tha Hoxha.

Të fundit