Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Rama është i çmendur me kartelë, 'përdori' PD-në për të mbuluar aferat

Hoxha: Rama është i çmendur me kartelë,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Lisandër Hoxha, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një “të çmendur me kartelë” teksa iu referua faktit se kërkon që opozita të jetë e përçarë.

I ftuar në “Të Vaksinuarit” në Fax News, Hoxha tha se Rama udhëzoi dhe investoi që vëmendja të përqëndrohej tek debate brenda PD, duke shmangur kështu aferat korruptive në PS.

“Rama është i çmendur me kartelë, është fatkeqësi për popullin tonë. Ai ka qejf të thotë se opozita është e përçarë, por gabon rëndë. Ka investim publik dhe mediatik që gjithë u morën të bënte lajme vetëm për situatën brenda PD ndërkohë që PS bënte afera korruptive. Alibeaj po bën sjellje në kundërshtim me PD-në. Më 30 prill zgjidhen organet e reja”, tha Hoxha.

Të fundit