Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, Zekthi: Basha ka humbur legjitimitetin

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, Zekthi: Basha ka humbur legjitimitetin

Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi deklaroi tri ditë më parë se nëse koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të dalë e dyta në të gjashtë bashkitë, dhe PD-ja zyrtare e do të mbajë vendin e fundit në zgjedhje, atëherë krytari i saj Lulzim Basha ka humbur legjitimitetin.

Në një intervistë për Ora News, Zekthi madje shtoi se nëse do të dilte ky rezultat, atëherë Partia Demokratike duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh.  

Nëse Shtëpia e Lirisë do të dalë e dyta qartësisht kudo, dhe Basha do të dalë qartësisht duke humbur dukshëm, sigurisht që Basha ka humbur legjitimitetin. Duhet që PD duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh, por megjithatë nuk mendoj se do të ndodh kjo gjë”,  u shpreh Fitim Zekthi më 4 mars.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 6 marsit, PS mori bashkinë e Durrësit, Dibrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës, ndërsa kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ fitoi bashkinë e Shkodrës.

Vec Rrogozhinës, ku u rendit e dyta, PD e Bashës mori pak vota duke u renditur në vend të tretë ne cdo bashki tjetër.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha deklaroi sot në një prononcim për mediat se procesi i 6 marsit është një anomali dhe se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. 

 

Të fundit