Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e 6 marsit, deputetët 'kryqëzojnë' Bashën:Jep dorëheqjen! Koha për zgjedhje në parti

Humbja e 6 marsit, deputetët 'kryqëzojnë'

Është shoqëruar me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD pas humbjes në 6 bashkitë që iu nënshtruan zgjedhjeve një ditë më parë.

Mësohet se gjatë mbledhjes Basha ka thënë se 6 marsi ishte një kurth pas 8 janarit, ditën kur u zhvillua protesta e udhëhequr nga Sali Berisha në selinë blu.

"6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Skam humbur asnje gare. Parregullsite qe kane shoqeruar proceset jane te dokumentuara”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Por duket se deputetët janë shprehur të revoltuar jo vetëm nga rezultati i zgjedhjeve, por edhe nga deklaratat e Bashës për këtë rezultat.

Ka qenë deputeti Ferdinand Xhaferaj, ai cili i ka kërkuar në sy largimin Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

 “Jam më i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”, tha Xhaferaj.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje?Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje keshtu. 

Ilda Dhori: Kryetar duhet të hapen zgjedhjet në parti.

Helidon Bushati: Kryetar eshte koha per levizje ne parti, kur them levizje nenkuptoj ndryshime te rendesishme pertej egos tonë. Duhet nje kongres pajtimi mes demokrateve. Ajo qe prodhoi 6 marsi tregoi se ju dhe Berisha deshtuat te bashkoni partine. 

Basha doli i treti në zgjedhje, por sot i habiti të gjithë me deklaratën se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Të fundit