Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e opozitës në 14 maj, Shehu: Duhet analizë e plotë, regjimi ka deformuar demokracinë

Humbja e opozitës në 14 maj, Shehu: Duhet analizë e plotë,

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një lidhje live në ‘Neës 24, Shehu deklaroi se pas kësaj humbjeje, opozita duhet të bëjë një analizë të plotë ku sipas tij duhet të jetë në qendër të vëmendjes edhe deformimi i demokracisë me presione dhe përdorime të bandave nga “regjimi”.

Ai shtoi më tej se mekanizmi kryesor që mund të zgjidhë këtë situatë është lëvizja e gjerë popullore dhe se opozita ka nënvlerësuar forcën e qeverisë për deformimin e votës.

 “Unë mendoj se u punua për t’i dalë garant votës së shqiptarëve. Vëzhguesit në qarkun e Gjirokastrës bënë gjithçka për ruajtjen e votës. Berisha ka thënë se do bëhet analizë e plotë e këtij procesi për të parë reagimin e strukturave dhe komunikimin me njerëzit.

Nga ana tjetër kjo analizë nuk mund të mos ketë në qendër të vëmendjes tragjedinë e këtij vendi, deformimin e demokracisë nga regjimi me presione, përdorimin e grupeve kriminale si edhe patericat e regjimit për të krijuar një rrjedhje të votave për të favorizuar kandidatët e majtë.
Mekanizmi kryesor që mund të zgjidhë këtë situatë është lëvizja e gjerë popullore. Nuk shoh mekanizëm tjetër, regjimet përmbysen me lëvizje popullore. Ky regjim në Shqipëri kërkon të tjetërsojë demokracinë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me të.

Kemi nënvlerësuar forcën e regjimit për të deformuar votën. Nga ana tjetër janë dhe elementë të tjerë ku paterica e Ramës në opozitë pati efekt negative duke pasur pasoja. Problemi është në grupin parlamentar realisht, aty është reflektuar edhe në disa nivele të bazës. Dikush është i shpërblyer për të përçarë, nuk mendoj se ata që e kanë mision përçarjen mund të bëhen pjesë e bashkimit.

Mendoj se ka hapësirë për bashkëpunim me kolegët e tjerë dhe ka ardhur koha që PD të bashkohet aty ku është shumica që drejtohet nga Berisha”, u shpreh ai.


 

 

Të fundit