Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Bashkia Vlorë është kthyer në pengesë për turizmin detar

Zhupa: Bashkia Vlorë është kthyer në pengesë për

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës në Kuvend, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë, ku u njoh nga afër me problematikat që po përballin në aktivitetin e tyre.

Sipas Zhupës, sipërmarrësit ngritën shqetësime serioze që lidhen me mungesën e vendeve për ankorimin e anijeve turistike, mungesën e infrastrukturës për mjetet detare, problemet me energjinë elektrike dhe ujin, si dhe procese gjyqësore të hapura për taksa që tashmë janë hequr nga vetë Bashkia Vlorë.

“Ajo që dëgjova nga operatorët turistikë detarë është një tablo shqetësuese e mënyrës se si pushteti lokal në Vlorë po trajton një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit. Në vend që Bashkia të jetë në krah të sipërmarrësve dhe të lehtësojë aktivitetin e tyre, ajo është kthyer në pengesën kryesore për punën dhe investimet e tyre”, shkruan Zhupa në Facebook.

Deputetja paralajmëroi se do t’i drejtohet Bashkisë Vlorë me kërkesa zyrtare për çdo problematikë.

“Bashkia nuk mund të vazhdojë të jetë pengesë për sipërmarrjen dhe zhvillimin e turizmit. Operatorët turistikë të Vlorës meritojnë të kenë kushtet dhe mbështetjen për të punuar normalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit”, shkruan deputetja.

Të fundit