Flash News

Ditari i Opozitës

I mbyll 'derën' Bashës në PD, Berisha optimist për 11 majin: Unë do i fitoj zgjedhjet

I mbyll 'derën' Bashës në PD, Berisha optimist për

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i bindur se do i fitojë zgjedhjet e 11 majit 2025.

I ftuar në Opinion, sipas tij, Rama nuk ka shans më për fitore dhe tha se kryeministri ka shuar Partinë Socialiste.

“Nuk mund të pranoj atë që s’ndodh. Unë do i fitoj zgjedhjet. Si mund t’i humbas zgjedhjet me një njeri që pak me thënë urrehet universalisht nga qytetarët. A e ke marrë vesh se çfarë lufte të brendshme po bëjnë ata me njëri-tjetrin, kreu i organizatës dhe Rama i përfshirë me ta. Pra, nuk kanë shans më për fitore.

Aty qarkullojnë një grup njerëzish të inkriminuar gjer në palcë, por që vetëm sa çdo shkelje do të jetë barrë e tmerrshme ligjore mbi ta. Po flas për ministrat, për qeveritarët. Partia Socialiste nuk ekziston. PS është shuar, e ka transformuar. Ata do më votojnë mua”, tha Berisha.

Po ashtu, kryetari i PD është shprehur se ish kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka asnjë shans që të futet në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

"Është njëlloj si të thuash se kam lexuar se Taulant Balla po tenton të futet në listat e PD. Është si të thuash Taulant Balla", tha Berisha me ironi. 

 

Të fundit