Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Meta: Regjimi i pashpresë inskenon akte cubash për të frikësuar opozitën

Sulmi ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Meta: Regjimi i

Ilir Meta ka reaguar pas sulmit ndaj kreut te Partisë Demokratike ne Vaun e Dejës, Bernard Ndrec. Këtij te fundit iu vendos tritol nga dy persona tek makina dhe në mëngjes kur e lëvizi mjeti shpërtheu, por fatmirësisht nuk pati te lënduar.

Kreu i Partisë se Lirisë bëri një postim ne “Facebook” ku dënoi këtë ngjarje dhe theksoi se këto sulme bëhen për të frikësuar opozitën.

POSTIMI NE FACEBOOK:

Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.
Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjithë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!
Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës! ✌️????????
#BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Të fundit